Hybrid Caffeine Shampoo
Kundër rënies së flokëve dhe skalpit të thatë / me kruajtje
- Teknologji hibride: I butë dhe i fuqishëm në të njëjtën kohë
- Hidraton dhe zbut skalpin
- Doza e kafeinës parandalon rënien trashëguese të flokëve
- Përdoreni çdo ditë dhe lëreni të veprojë për 2 minuta
- I përshtatshëm për zbokthin e thatë
Alpecin Hybrid Caffeine Shampoo është krijuar për skalp të thatë dhe të ndjeshëm. Teknologjia e veçantë hibride i kundërvihet simptomave të zbokthit të thatë dhe kruajtjes. Shamponi pastron flokët shumë butësisht, hidraton dhe qetëson skalpin. Doza e kafeinës depërton në skalp. Aty forcon rrënjët e flokëve dhe parandalon rënien trashëguese të flokëve.
Teknologji hibride: E butë por e fuqishme
• Efekt hidratues: Formulimi i butë i shamponit për skalp të ndjeshëm. Hidraton dhe zbut skalpin
• Efekti i dozës: Doza e kafeinës depërton në rrënjët e flokëve. Parandalon rënien trashëguese të flokëve
Jo i gjithë zbokthi është i njëjtë:
Hybrid Caffeine Shampoo për skalp të thatë / skalp me kruajtje dhe zbokth
Zbokthi i thatë është i bardhë, i vogël dhe shpesh bie nga koka në rroba. Kjo është një shenjë se ekuilibri i hidratimit të kokës është prishur. Skalpi i thatë zakonisht shoqërohet me kruajtje dhe me një ndjenjë të pakëndshme tkurrjeje.
Nga ana tjetër zbokthi i yndyrshëm ka tendencë të jetë i verdhë, i madh, dhe në formë copëzash. Rrallë bie nga flokët, përkundrazi ngjitet në flokë apo në skalp.
Kruajtja – problemi i skalpit të thatë dhe të ndjeshëm.
Më shumë se çdo i 4-ti person ka skalp të ndjeshëm. Kruajtje, thatësi, skuqje ose ndjenjë tensioni – në varësi të predispozicionit individual, skalpi reagon veçanërisht me ndjeshmëri.
Shkaktari mund të jetë nënprodhimi i gjëndrave dhjamore, gjë që bën që skalpi të humbasë ekuilibrin natyror. Kjo rezulton në skalp të thatë dhe të ndjeshëm.
Shënim për sportistët garues
Kafeina e Alpecinit mund të zbulohet në folikulet e flokëve.
Përdorimi
Lëreni në skalp çdo ditë nga 2 minuta – nga aplikimi deri tek shpëlarja.
Përbërësit
Ujë, Sulfat Natriumi Lauryl, Sulfat natriumi Myreth, Laureth-2, Klorur natriumi, Pantenol, Disodium lauryl sulfosucinat, Natrium Lauryl Glutamat, Kafeinë, Parfum, PEG-120 Metil Glukozë Dioleat, Proteinë e Grurit të hidrolituar, Acid Citrik, Natrium Benzat, Allantoin, Coco-Glukozid, Gliceril Oleat, PEG-40 Vaj pluhur i hidrogjenizuar, Sorbat kaliumi, Polyquaternium-7, Disodium EDTA, Zink PCA, Niacinamidin, Tokoferol, Vaj Soja Glicine, Fenoksietanol, Metilparaben, Propilparaben.
Përbërës të veçantë aktivë
- Kafeina aktivizon rrënjët e flokëve, zgjat fazën e rritjes dhe mbështet rritjen e flokëve.
- Zinku dhe niacina janë faktorë të rëndësishëm të rritjes për rrënjë të shëndetshme të flokëve.