Stresi afatgjatë nxit tullacërinë

Stresi afatgjatë nxit tullacërinë

Pse vuajnë flokët si pasojë e stresit

Stresin e kemi në dispozicion 24/7, jashtë orarit, gjatë aktiviteteve sportive, kohës së lirë – për shumë prej nesh, një arsye e mirë për rënien e flokëve. Qeskat nën sy, lëkura e zbehtë dhe lodhja janë simptoma të stresit që të gjithë i njohin. Megjithatë, shumë persona nuk janë në dijeni se stresi gjithashtu ndikon në flokë dhe në skalp, duke rezultuar në rënien e flokëve. Por marrëdhënia midis stresit dhe rënies së flokëve ka kohë që është konstatuar shkencërisht.

Çfarë ndodh kur rrënjët e flokëve i nënshtrohen stresit?

Shkencëtarët në mbarë botën i kanë kushtuar kohë hulumtimeve për këtë çështje. Gjatë studimeve, shkencëtarët kanë arritur të ekspozojnë rrënjët e flokëve ndaj stresit natyror të shkaktuar nga hormonet e prodhuara natyrshëm në trup. Ata vunë re se hormonet e stresit ndikojnë në balancimin e energjisë në rrënjët e flokëve. Nëse ky proces zgjat shumë – për shembull, gjatë periudhave të stresit afatgjatë – ekziston një rrezik më i madh për shtimin e rënies së flokëve që çon në tullacëri.

Çfarë ndodh gjatë fazave të stresit afatgjatë?

Trupi reagon ndaj periudhave të performancës afatgjatë duke liruar hormonet e stresit. Këto hormone mund të shtypin urinë për shembull, dhe të ndryshojnë ekuilibrin e energjisë së trupit në mënyrë që të kenë kapacitete të mjaftueshme për performancën e kërkuar. Në fillim, reagimi i trupit është i saktë, por në terma afatgjatë, ai ka një efekt më negativ. Të gjitha funksionet e tjera, madje edhe rigjenerimi natyral, zvogëlohen në minimumin absolut, ndër të tjera, edhe kapaciteti rigjenerues i rrënjëve të flokëve.

Pse vuajnë flokët kur jemi në stres?

pa Alpecin: faza të shkurtra të rritjes

Impulsi fillestar vjen nga komponenti përçues, CRH (hormoni i çliruar nga kortikotropina), që shkakton rritjen e prodhimit të kortizolit. Kjo, nga ana tjetër, çon në një deficit energjie që ka ndikim negativ në rrënjët e flokëve. Si rezultat, flokët bien më shpejt. Kjo ndërvarësi eshte dëshmuar eksperimentalisht duke përdorur një model të kulturës së organit të flokëve. Edhe në koncentrate të ulëta dhe specifike të CRH-së, faza e rritjes së rrënjëve të flokëve u zvogëlua ndjeshëm dhe përqindja e flokëve në fazën e pushimit gjithashtu u rrit. Këto janë arsyet që shkaktojnë rënien e parakohshme të flokëve, me kusht që të ketë një predispozicion gjenetik (alopecia androgjenetike).

A ndihmon kafeina në rastet e stresit afatgjatë (të flokëve)?

me Alpecin: faza më të gjata të rritjes

Ekipi hulumtues i Dr. Wolff është i njohur me problemin e stresit afatgjatë, i cili është hulumtuar disa herë në lidhje me përbërësin e substancës aktive të Alpecin-it me kafeinë. Rezultati është se edhe shtimi i sasive të vogla të kafeinës mund të neutralizojë efektet negative të CRH-së. Kafeina është gjithashtu një substancë aktive e provuar që stimulon rritjen e rrënjëve të flokëve dhe mund të përdoret me sukses për të luftuar efektet shtypëse të hormoneve seksuale mashkullore, testosteronit dhe hormonit të stresit, CRH.