Alpecin Caffeine Liquid nxit rrënjët aktive të flokëve

Kryer në klinikën e përbashkët dermatologjike e Dr. Peter dhe Dr. Seeber, Hamburg

Alpecin Caffeine Liquid

Produkti:
Alpecin Caffeine Liquid me përbërës kafeine

Subjektet e testimit:
39 individë me rënie të flokëve në rritje e sipër
(20 deri në 60 vjeç)

Periudha kohore:
Subjektet e testit aplikuan Alpecinin gjatë një periudhe prej 4 muajsh.

Ky projekt hulumtues na tregoi se aktiviteti i rrënjëve të flokëve në subjektet testuese u rrit pas aplikimit të rregullt të Alpecinit. Madje ishte e mundur të ndalohej shtimi i rënies së flokëve.

 

Shumë rrënjë joaktive të flokëve: Rënia e flokëve

Pjesa e rrënjëve joaktive të flokut

Për dallim nga kafshët tek të cilat periodikisht kultivohet një shtresë lëkure në dimër dhe një në verë, rritja e flokëve tek njerëzit është "aperiodike": Disa rrënjë flokësh janë aktive, përderisa tjerat janë në një fazë të rigjenerimit.

Normalisht, 85% e rrënjëve të flokëve janë në fazën e tyre të rritjes, ndërsa 15% janë në pushim. Sidoqoftë, nëse rrënjët e flokëve janë shumë pasive, shfaqet rënia e parakohshme e flokëve dhe tullacëria.

Në fillim, aktiviteti i rrënjëve të flokëve në subjektet testuese u dobësua dukshëm: Një mesatare prej 22% e rrënjëve të flokëve të subjekteve testuese ishin në fazën e tyre të pushimit.

Rezultati

Pas vetëm katër muajve të përdorimit të Alpecinit, numri i rrënjëve të flokëve pasive u mat përsëri me një "trikogram" të veçantë. Ky numër kishte rënë në 15% andak ishte normale! Si rezultat, rënia e parakohshme e flokëve u ndërpre.

Vlerësimi subjektiv i intensitetit të rënies së flokëve

Gjatë rrjedhës së testimit, subjektet testuese gjithashtu vlerësuan rënien e flokëve të tyre. Bazuar në vlerësimin e tyre, rënia e flokëve gjatë krehjes ishte ulur ndjeshëm. Vëzhgimet e dermatologut përputheshin me ato të subjekteve testuese. Kjo do të thotë se përshtypja subjektive se Alpecin Coffein Liquid aktivizon rritjen e flokëve nuk është iluzion.

Subjektet e testimit ishin shumë të kënaqur me Alpecinin. Prandaj, 58% prej tyre donin të vazhdonin përdorimin e Alpecin Caffeine Liquid!

Përmbledhje:

Dermatologu kryesor erdhi në përfundimin se Alpecin Caffeine Liquid plotëson të gjitha kriteret e kërkuara. Nga pikëpamja e dermatologut, produkti i testimit mund të rekomandohet si një mbështetje kozmetike kundër rënies së parakohshme të flokëve bazuar në tolerancën e tij të mirë dhe efikasitetin e dëshmuar.

Produkti gjithashtu ka përparësi të dallueshme për sa i përket mbështetjes parandaluese të individëve me mundësi rreziku në rritje ndaj rënies së parakohshme të flokëve.