Kruajtja e skalpit

Kush nuk e njeh ndjesinë e kruajtjes së skalpit? Por, çka nëse kruajtja është e vazhdueshme? Atëherë është koha për të kuptuar shkakun e problemit dhe për të gjetur ndihmë. Mësoni më shumë rreth shkaqeve të kruajtjes dhe thatësirës së skalpit, si dhe cili ilaç ju ndihmon.

Çfarë e shkakton kruajtjen e skalpit?

Shkaqet e kruajtjes së skalpit mund të kenë origjinë të ndryshme. Kruajtja ndodh jo vetëm në skalp të yndyrshëm, por veçanërisht në skalp të thatë.

Kruajtja në skalp të thatë:

Larja e shpeshtë e flokëve, shamponët agresivë, ajri i nxehtë, ... të gjithë këta faktorë mund të kenë ndikim negativ në gjendjen e skalpit. Këta faktorë mund të çojnë në dëmtimin e mbrojtësit natyror të skalpit. Plasaritje të vogla shfaqen në skalp, duke mundësuar që të pakësohet lagështia. Skalpi bëhet gjithnjë e më e thatë dhe fillon të kruhet.

Kruajtja e skalpit të yndyrshëm:

Skalpi i yndyrshëm prodhon një sasi të tepërt të sebumit – një terren optimal i mbarështimit për mikroorganizmat. Ato metabolizojnë sebumin dhe më pas lëshojnë produkte të dekompozimit, të cilat nga ana tjetër mund të shkaktojnë kruajtje. Kjo çon në rritjen e zbokthit në formë copëzash. Kështu fillon një rreth vicioz.

Të kruash vazhdimisht skalpin nuk është zgjidhje, pasi që e dëmton edhe më shumë shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe vetëm e përkeqëson kruajtjen.

Trajtimi i kruajtjes së skalpit

Është e rëndësishme që lëkura që kruhet të ribalancohet me produkte të kujdesit të veçantë.

Kujdesi i duhur për skalpin e thatë dhe me kruajtje:

Kur flasim për skalpin e thatë dhe kruajtjen, kjo varet nga kujdesi i duhur. Në këto raste duhet të kthehet ekuilibri i shtresës mbrojtëse të lëkurës e cila është çrregulluar. Prandaj, është e rëndësishme të përdorni produkte që hidratojnë skalpin. Kjo mundëson që shtresa mbrojtëse e lëkurës të rigjenerohet, dhe po ashtu e zvogëlon kruajtjen.

Kur flasim për skalpin e thatë dhe kruajtjen, kjo varet nga kujdesi i duhur. Në këto raste duhet të kthehet ekuilibri i shtresës mbrojtëse të lëkurës e cila është çrregulluar. Prandaj, është e rëndësishme të përdorni produkte që hidratojnë skalpin. Kjo mundëson që shtresa mbrojtëse e lëkurës të rigjenerohet, dhe po ashtu e zvogëlon kruajtjen.

Nëse është e mundur, flokët nuk duhet të lahen shumë shpesh kur keni kruajtje të skaplit, në mënyrë që të mos vendosni një barrë shtesë në ekuilibrin e lagështisë së lëkurës.

Për skalpin me kruajtje këshillohet të përdorni produkte të kujdesit që janë formuluar posaçërisht për të përmbushur nevojat e skalpit me kruajtje ose të thatë.

Kujdesi i duhur për skalpin e yndyrshëm dhe me kruajtje

Flokët që shpejt bëhën të yndyrshëm paraqesin problem kozmetik, pasi gjendja e flokëve ndikohet dukshëm. Duhet të përdoren shamponë që janë krijuar posaçërisht për larjen e flokëve të yndyrshëm. Në këtë mënyrë, pas përdorimit të rregullt skalpit i largohet yndyra dhe flokët duken përsëri të pastruar. Përveç shamponëve për flokë të yndyrshëm, toniku mund të ndihmojë gjithashtu që skalpi të rivendosë ekuilibrin e tij natyral.

Një këshillë tjetër: Kur i thani flokët me tharëse flokësh, mos e përdorni ajrin shumë të nxehtë, pasi kjo irriton edhe më shumë skalpin.