Cili është dallimi mes Alpecin Hybrid Caffeine Shampoo dhe Alpecin Caffeine Shampoo me efekt të dyfishte?
Të dy shamponët janë krijuar për gjendje të ndryshme të skalpit. Në rastin kur vendosni se cilin shampon do të përdorni për zbokth, këshillohet të hidhni një vështrim nga afër. Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se jo i gjithë zbokthi është i njëjtë. Në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur kur bëhet fjalë për pastrimin e flokëve dhe skalpit, duhet të bëni dallimin midis “zbokthit të yndyrshëm” dhe “zbokthit të shkaktuar nga skalpi i thatë”. Bëni provën e zbokthit këtu.
Alpecin Caffeine Shampoo me efekt të dyfishtë është krijuar për zbokth të yndyrshëm. Këto petëza zbokthi disi më të mëdha e në formë copëzash, janë rezultat i skalpit të yndyrshëm. Si hap i parë, Alpecin Caffeine Shampoo me efekt të dyfishtë liron qelizat e thata të shtresës ndryshuese dhe e largon plotësisht zbokthin nga skalpi. Përbërësit efektivë kundër zbokthit si acidi salicilik dhe piramon olamina parandalojnë formimin e zbokthit të ri. Si hap i dytë, përbërësi i kafeinës depërton deri në rrënjët e flokëve. Kjo parandalon rënien trashëguese të flokëve.
Alpecin Hybrid Caffeine Shampoo është veçanërisht i përshtatshëm për skalp të thatë që shkon drejt “zbokthit të thatë”. Këto copëza të vogla, të imëta të zbokthit shpesh shoqërohen me kruajtje. Formula e butë e shamponit Hybrid Caffeine Shampoo hidraton skalpin e thatë e të dobësuar, si dhe inkurajon rigjenerimin. Kjo parandalon zbokthin e thatë dhe kruajtjen e bezdisshme. Në të njëjtën kohë, përbërësi i kafeinës parandalon rënien trashëguese të flokëve.