Rënia e flokeve - Simptomat dhe shkaqet

Simptomat e rënies së flokëve mund të dallojnë shumë:

Symptoms of hair loss

Simptomat e rënies së flokëve mund të dallojnë shumë:

  • Pjesët tullace shfaqen mbi tëmthet e zgjeruar
  • Flokët rriten më pak dhe bëhen më të hollë në përgjithësi
  • Vëllimi i flokëve zvogëlohet
  • Vija e flokëve fillon të pakësohet
  • Pjeset tullace shfaqen në pjesën e prapme të kokës
  • Vija e flokëve zgjerohet
  • Një "tonsurë" shfaqet në pjesën e pasme të kokës

Në shumë raste, rënia e flokëve dhe tullacëria tek meshkujt ndjek një model të veçantë. Shkalla Hamilton-Norwood, për shembull, përcakton lloje dhe faza të ndryshme të rënies së flokëve. Tek meshkujt, rënia e flokëve shpesh fillon në tëmthe dhe në ballë. Perdeirsa zgjerohet tutje, flokët bëhen më të hollë në pjesën e prapme të kokës dhe pastaj në të gjithë skalpin.

Shkalla Hamilton-Norwood

Cikli i rritjes së flokëve

Cikli i rritjes së flokëve ndahet në tri faza. Flokët prodhohen në fazën aktive (faza anagjene). Ky proces mund të zgjasë dy deri në gjashtë vite. Faza kalimtare (faza katagjene) zgjat disa javë. Gjatë kësaj periudhe, folikula shkëputet dhe bie. Më pas, folikula rigjenerohet në fazën e pushimit (faza telogjene). Kjo fazë mund të zgjasë dy deri në gjashtë muaj. Më pastaj, procesi fillon përsëri dhe rrënja e flokëve prodhon flokë të ri. Megjithatë, ky cikël nuk vazhdon pafundësisht – floku rigjenerohet rreth 14 herë para se rrënja e flokëve të vdes tërësisht. Ka lloje të ndryshme të rënies së flokëve që çojnë në rënien e parakohshme të flokëve, ose në ndërprerjen e ciklit të rritjes.

Cikli i rritjes së flokëve

Rënia e trashëguar e flokëve (alopecia androgjenetike)

Prodhimi i testosteronit të tepërt tek meshkujt fillon gjatë fazës së pubertetit. Kjo inkurajon rritjen e flokëve të fytyrës, por testosteroni i tepërt ka efekt negativ edhe në rrënjët e flokëve. Ato janë tepër të ndjeshme ndaj dihidrotestosteronit (DHT). Nëse personi ka predispozitë përkatëse trashëgimore, DHT pengon formimin e komponentit përçues sekondar, monofosfatit ciklik adenosin (cAMP), i cili është përgjegjës për metabolizmin në rrënjët e flokëve. Kjo shkurton fazat e rritjes, duke rezultuar në rënien e flokëve.

Në shumë raste, shenja e parë e rënies së trashëguar të flokëve është floku i rralluar në zonat temporale. Me kalimin e kohës, kjo mund të rezultojë në një rënie në zgjerim e sipër të vijës së flokëve. Floku i rralluar në pjesën e pasme të kokës është gjithashtu një tregues i alopecisë androgjenetike. Shpesh, gjithçka që nevojitet për të vlerësuar rrezikun personal të zhvillimit të rënies së flokëve është të shikosh albumin e fotografive familjare – sepse rënia e flokëve mund të jetë trashëguar nga nëna ose nga babai. Dhe nëse doni të jeni absolutisht i sigurt, mund të llogaritni rrezikun tuaj personal me kalkulatorin tonë të tullacërisë.

Rënia e flokëve si pasojë e stresit

Stresi fizik, sidomos sportet garuese, mungesa e gjumit dhe puna me ndërrime, gjithashtu mund të çojnë në rënien e flokëve. Stresi në punë apo problemet familjare gjithashtu rëndojnë gjendjen mendore dhe shkaktojnë stres. Nëse kjo vazhdon në një nivel të lartë për disa javë ose muaj, ndikon edhe në trup.

Për shkak të stresit – për shembull, si pasojë e aktiviteteve të lodhshme sportive, ushtrimeve të tepruara të fitnesit, ose sporteve konkurruese – rritet kërkesa e trupit të njeriut për energji. Prandaj, energjia nuk arrin më deri tek rrënjët e flokëve, sepse kërkohet në pjesë të tjera të trupit. Si rezultat, rrënjët e flokëve nuk marrin më furnizim adekuat me lëndë ushqyese. Efektet e mundshme afatgjata janë: dobësimi dhe rënia e flokëve.

Megjithatë, mund të parandalohet edhe rënia e trashëguar e flokëve, por edhe ajo e shkaktuar nga stresi. Tani do të përshkruajmë dy lloje të tjera të rënies së flokëve. Këto lloje të rënies së flokëve paraqesin probleme mjekësore që duhet trajtuar nga ana e mjekut:

Rënia e përhapur e flokëve

Rënia e flokëve është shumë e zakonshme. Ndryshe nga rënia e trashëguar e flokëve, rek rënia e përhapur e flokëve, flokët përgjithësisht dobësohen dhe nuk ndjekin ndonjë model tipik. Rënia e flokëve nuk kufizohet në ndonjë pjesë specifike të skalpit (mbrapa kokës ose pjesa e ballit) - flokët bien në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë skalpin.

Ka disa shkaqe të ndryshme të rënies së përhapur të flokëve: stresi fizik ose mendor, ilaçet ose sëmundjet. Në të gjitha rastet, rrënjët e flokëve nuk furnizohen me ushqyes dhe energji të mjaftueshme, sepse të dyja nevojitet të merren nga pjesë të tjera të trupit. Si rezultat i kësaj mungese energjie, flokët bien dhe dobësohen.

Alopecia areata

Alopecia areata është një formë relativisht e rrallë e rënies së flokëve. Pjesë tullace të rrumbullakëta ose ovale formohen papritmas në skalp, vetulla ose zonën e mjekrës. Madhësia e sipërfaqeve tullace ndryshon. Një tjetër karakteristikë tipike e areata alopecia është e ashtuquajtura "qime pikëçuditëse": flokë në skajet e pjesëve tullace që hollohen në maje dhe mund të këputen lehtë.

Shkaqet e alopecia areata ende nuk janë kuptuar plotësisht. Shkencëtarët dyshojnë se shkaktohet nga një sëmundje autoimune. Por tani nuk mund ta përjashtojmë origjinën e trashëgimisë. Në shumicën e rasteve, pjeset tullace zhduken pas një kohe  pa u kujdesur për to fare - por është e mundur që simptomat të përsëriten në një moment tjetër në të ardhmen.

Ju lutemi vini re: rënia e trashëguar e flokëve dhe rënia e flokëve si pasojë e stresit mund të parandalohen duke përdorur produktet e Alpecin dhe duke jetuar një mënyrë jetese të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Në rastin e rënies së flokëve për shkak të sëmundjes ose ilaçeve të caktuara, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun.