Alpecin me kafeinë për kujdes ndaj flokut

Pyetje dhe përgjigje

Komponenta e kafeinës përbëhet nga kafeina, zinku dhe niacina. Kafeina stimulon rrënjët e flokëve, zgjat fazën e rritjes dhe përmirëson rritjen e flokëve. Niacina dhe zinku janë faktorë të rëndësishëm të rritjes për rrënjë të shëndetshme të flokëve.

Kombinimi i përbërësve aktivë që përmbajnë kafeinë neutralizon efektin e trashëguar dhe të padëshiruar të testosteronit – fazat e rritjes shtrihen përsëri në gjatësinë e tyre natyrale dhe rritja e flokëve është e mundur edhe në moshë të shtyer.

Efikasiteti i Alpecinit varet gjithmonë nga aplikimi i rregullt dhe nga forma individuale e kokës. Për më tepër, faktorë tjerë si stresi fizik, dieta e pashëndetshme, p.sh. ushqimet e shpejta, toksinat mjedisore, psikosomatikët, stresi, mungesa e vitaminave, stresi që lidhet me punën (p.sh. përdorimi i helmetës) mund të përshpejtojë rënien e flokëve.

Rënia e trashëguar e flokëve tek meshkujt

50% e meshkujve preken nga rënia e flokëve. 80% e të gjitha rasteve janë për shkak të rënies së trashëguar të flokëve, "alopecia androgjenetike", e cila është burim shqetësimi për meshkujt. Rënia e trashëguar e flokëve nuk është sëmundje por prirje gjenetike. Si e tillë nuk ka shërim, por duhet të trajtohet vazhdimisht. Alpecin parandalon rënien e trashëguar të flokëve. Efikasiteti i produkteve Alpecin është konfirmuar në studimet e mëposhtme.

Produktet Alpecin mund t’i blini në sallonet e parukerisë, farmaci, barnatore apo sektorët e farmacive brenda supermarketeve.

Produktet e Alpecin janë prodhuar posaçërisht për kërkesat e skalpit mashkullor, i cili gjithashtu pasqyrohet në aromën dhe paketimin shumë mashkullor. Megjithatë, komponenti aktiv i përbërësit aktiv të kafeinës nuk ka specifika gjinore, prandaj është efektiv edhe tek femrat që vuajnë nga rënia e trashëguar e flokëve.

Rënia e flokëve te femrat

Përveç kësaj, me Plantur 21 dhe Plantur 39, Dr Wolff ka prodhuar produkte me kafeinë për kujdesin ndaj flokëve të cilat janë përshtatur për nevojat e scalpit femëror.

Kur fillon rënia e flokëve dhe kur duhet të fillohet me kujdesin me anë të Alpecinit me kafeinë?

Nëse jeni gjenetikisht i predispozuar ndaj rënies së flokëve, duhet të filloni me kujdesin sa më shpejt që të jetë e mundur, pra pas pubertetit. Në atë periudhë, testosteroni i hormoneve mashkullore zhvillon ndikimin e tij negativ në furnizimin me energji të rrënjëve të flokëve dhe shkurton fazat e rritjes së flokëve, duke quar kështu në rënien e tyre para kohe. Si e tillë, rënia e trashëguar e flokëve nuk është çështje e moshës – ndërmirrni veprime parandaluese në baza ditore, p.sh. me Alpecin Caffeine Shampoo C1. Nëse dëshironi të dini nëse jeni në rrezik, përcaktoni rrezikun tuaj të rënies së flokëve brenda pak minutash me anë të kalkulatorit tonë të tullacërisë.

Për parandalim më intensiv, ka kuptim të përdorni të dyja produktet. Sidomos për personat që nuk i lajnë flokët në baza ditore, rekomandohet përdorimi shtesë i Alpecin Caffeine Liquid. Kur aplikohet, ai shkakton një ndjesi të lehtë shpimi në skalp; përbërësit e tij aktivë përshkojnë fijet e flokëve dhe formojnë një depo të mjaftueshme deri në 24 orë.

Furnizimi i rregullt i energjisë me komponentin e kafeinës zgjat fazat e rritjes së fijeve individuale të flokëve, duke lehtësuar kështu rritjen e flokëve edhe në moshë të shtyer.

Nëse ndërpritet përdorimi, këto faza të rritjes së flokëve do të shkurtohen dhe flokët do të bien para kohe. Si rezultat, parandalimi i suksesshëm i rënies së trashëguar të flokëve duhet të bëhet në fillim, rregullisht dhe përgjithmonë. Rekomandohet fuqimisht aplikimi i përditshëm dhe afatgjatë.

Shumë njerëz vuajnë nga problemet me skalpin, të tilla si thatësia, kruajtja dhe zbokthi. Shumë produkte Alpecin janë prodhuar për të trajtuar në mënyrë specifike këto ankesa. Përveç kësaj, shumica e produkteve tona përmbajnë komponentin e dëshmuar të Alpecinit me kafeinë që vepron për të parandaluar rënien e trashëguar të flokëve. Zgjedhja e produktit të saktë varet nga problemet e skaplit.

Alpecin rekomandon

Përveç kësaj, ose si alternativë, gjithashtu mund ta masazhoni skalpin me Alpecin Caffeine Liquid çdo mëngjes ose çdo herë që lani flokët. Kombinimi i përbërësve aktivë që përmbajnë kafeinë i përshkon fijet e flokëve dhe formon një depo të mjaftueshme për një periudhë deri në 24 orë.

Kafeina nga kafeja nuk është në gjendje të depërtojë në skap apo në folikulat e flokëve. Kjo kërkon një bazë të veçantë të transportuesit (galenikë) që transporton përbërësit aktivë në vendin ku ata mund të zhvillojnë efektin e tyre.

A është Alpecin me të vërtetë efektiv kundër rënies së flokëve?

Galenika e produkteve Alpecin e prodhuar posaçërisht nga Dr. Wolff Research transporton kafeinën në folikulat e flokëve ku është dëshmuar se stimulon rrënjët e flokëve. Efikasiteti i saj është demonstruar në studimet e mëposhtme.

Meqë konsumoni kafe në mënyrë orale, ajo së pari kalon nëpër organet gastrointestinale për t'u absorbuar nga organizmi në një kohë të mëvonshme. Më pas, shpërndahet në të gjithë trupin dhe vetëm një sasi e vogël arrin skalpin dhe rrënjët e flokëve direkt. Si rezultat, një furnizim lokal dhe i drejtpërdrejtë i rrënjëve të flokëve me kafeinë është i dobishëm dhe i domosdoshëm. Madje edhe konsumimi i 50 filxhanëve kafe nuk do të furnizonte rrënjët e flokëve me kafeinë të mjaftueshme.

Kafeinë për flokët

Më mirë përdorni Alpecin Caffeine Shampoo C1 ose Alpecin Caffeine Liquid në baza ditore për të parandaluar rënien e trashëguar të flokëve.