Testet lidhur me depërtimin e kafeinës nga një formulë shamponi

Kryer në Qendrën për Fiziologji Eksperimentale dhe Aplikative të Lëkurës dhe Qendrën Kërkimore Klinike për Fiziologji të Flokëve dhe të Lëkurës në Klinikën Universitare Charité, Berlin.

Pas testimeve të suksesshme në Universitetin Jena mbi modelin e kulturës së organeve të flokëve lidhur me efikasitetin e kafeinës si nxitës i rritjes së flokëve tek rastet e rënies së trashëguar të flokëve, është analizuar disponueshmëria e kafeinës pas larjes së flokëve.

Në këto testime, metoda e preferuar e depërtimit të kafeinës ishte veçanërisht e rëndësishme. Më parë, supozohej se lëkura formon një pengesë kundër furnizimit të substancave nga jashtë për shkak të funksionit të tij mbrojtës. E njëjta gjë supozohej lidhur me folikulat e flokëve (Fig. 1). Si rezultat, vetëm efektet e jashtme iu atribuan përbërësve aktivë në shamponit.

Bazuar në dy metoda të veçanta të matjes, stafi i Qendrës për Fiziologji Eksperimentale dhe Aplikative të Lëkurës në Charité, Berlin, arriti të provojë se kafeina depërton në folikulin e flokëve pas një kohe të shkurtër përpunimi dhe mbetet e dukshme deri pas 24 orësh.

Gjatë një serie fillestare të testimit, shamponi që përmbante kafeinë u aplikua në skalpin e subjekteve të testimit dhe u la për 2 minuta përderisa njëkohësisht iu bë edhe masazh koke. Më pas, produkti i tepërt shpëlahej. Për ta bërë shamponin të dukshëm nën mikroskop, u shtua një substancë markerësh fluoreshent.

Me anë të përdorimit të mikroskopisë inovative me skanim lazerik, studiuesit konstatuan se pjesë të shamponit depërtonin në folikulat e flokëve pas një kohe të përpunimit prej 2 minutash dhe procesit të mëvonshëm të shpëlarjes (Fig. 2). Folikulat e flokëve demonstruan qartë ndriçimin fluoreshent në të gjitha subjektet e testimit. Gjatë 24 orëve, ndriçimi fluoreshent u zvogëlua në masë, por ishte ende i dallueshëm.

Shamponi që përmbante kafeinë u ekzaminua me një kontroll matës të kafeinës gjatë dy serive shtesë testuese. Së pari, folikulat e flokëve u mbyllën me një llak të veçantë për të analizuar depërtimin e kafeinës nëpërmjet lëkurës. Pas 30 minutash, kafeina u zbulua në enët e gjakut për herë të parë. Edhe pas 24 orëve, kafeina e aplikuar përmes shamponit mbeti e dukshme.

Gjatë serisë së dytë testuese, folikulat e flokëve mbetën të hapura. Gjatë këtyre testeve, depërtimi i kafeinës u përshpejtua ndjeshëm, dhe kafeina u zbulua pas vetëm 5 minutash (grafika 1). Të dy testet treguan se kafeina depërton nëpërmjet folikulit të flokëve dhe prandaj bëhet shpejt i disponueshëm për rrënjët e flokëve.

Depërtimi i kafeinës

Depërtimi i kafeinës në lëkurë dhe folikulat e flokëve përgjatë 24 orëve.

Testimet në klinikat universitare në Berlin dhe Jena tregojnë për faktin që shamponi i kafeinës mund të jetë një produkt i përshtatshëm për të parandaluar rënien e parakohshme të flokëve, meqë kafeina nga një formulë shamponi mund të depërtojë në lëkurë dhe në folikulat e flokëve për të krijuar një efekt deponie me disponueshmëri deri në 24 orë.

N. Otberg, A. Teichmann, U. Rasuljev, R. Sinkgraven, W. Sterry, J. Lademann, Skin Pharmacol. Physiol. 2007, 20, 195–198.